Showbiz

Scarlett Johansson martohet me moderatorin Jost

Ylli i filmit “Black Widow”, Scarlett Johansson është martuar me udhëheqësin e emisionit “Saturday Night Live”, Colin Jost.

Dyshja është martuar me një ceremoni të vogël, transmeton KOHA.

Lajmin për martesën e tyre e ka konfirmuar organizata bamirëse “Meals on Wheels” që ka thënë se dyshja ka ndihmuar të moshuarit gjatë pandemisë së koronavirusit.

Johansson dhe Jost, shkrimtar dhe komedian, nisën lidhjen para tre vjetësh dhe u fejuan në majin e vitit 2019.

Kjo është martesa e parë për Jostin, mirëpo e treta për aktoren e njohur që më parë ka qenë e martuar me aktorin Ryan Reynolds dhe biznesmenin francez Romain Dauriac, me të cilin ka një vajzë.

Johansson është një prej aktoreve më të paguara në Hollywood fal roleve në “Iron Man”, “Avangers” DHE “Marriage Story”.