Aktorja e suksesshme Scarlett Johansson e promovoi filmin e saj të ri "Marriage Story" në Festivalin e Filmit në Venecia ditë më parë. Ajo u shfaq në tapetin e kuq në Venecia me një fustan të ngushtë të kuq i cili e rrëmbeu vëmendjen e të pranishmëve.

Johansson ka xhiruar shumë filma të suksesshëm, ndërsa kohët e fundit kemi mundur ta shohim në vazhdimin më të fundit të "Avengers", shkruan KOHA Ditore. Falë fitimeve prej 56 milionë dollarësh nga korriku 2018 deri në qershor 2019, “Forbes” e ka shpallur atë aktoren më të paguar.

Aktorja bionde i tregoi linjat dhe i rrëmbeu vështrimet e publikut në premierën e filmit, ndërsa për shoqërimin me gazetarët ajo e zgjodhi një version pak më të thjeshtë, duke e veshur një bluzë të thjeshtë me vija dhe pantallona të gjera të dizajnuara nga Michael Kors.
-
Scarlett Johansson tregon kërkesën më të pazakontë që ia bëri vajza
-
Scarlett Johansson përsëri shtatzënë
-
Thorne e mirëpret filmin e Johanssonit për Marvel me kastë femërore
-
Forbes: Scarlet Johansson mbetet aktorja më e paguar në botë
-
Johansson: Aktoret përballen me standarde më të ashpra në Hollywood