Sandra Bullock së shpejti do të kthehet në Netflix. Pas suksesit të filmit “Bird Box”, aktorja do të luajë në adaptimin e filmit artistik “Unforgiven”, të bazuar në serialin tre-pjesësh britanik të vitit 2009.
Regjisori dhe skenaristi i filmit "Mission Impossible - Rogue Nation" Christopher McQuarrie e shkroi skenarin, ndërsa producentja gjermane filmike Nora Fingscheidt këtë herë do ta bëjë regjinë.
"Ky projekt është i afërt dhe i dashur për mua", shkroi McQuarrie në Twitter, duke shtuar se e kishte nderin që e dinte se ishte në "duar shumë të mira".
Ai shtoi edhe se e shkroi skicën e parë për "Unforgiven" pothuajse një dekadë më parë, shkruan CNN.
Filmi përqendrohet në ish të burgosurën e cila përpiqet ta rindërtojë jetën e saj pasi lirohet nga burgu, përcjell KOHA Ditore. Ajo është përballur me shoqërinë që nuk e lejon të përparojë.
Bird Box ishte bashkëpunimi i parë i Sandra Bullock me Netflixin, ndërsa ky projekt aktualisht është në fazën e zhvillimit si libër.
-
“The Unforgivable”, filmi i ardhshëm i aktores Sandra Bullock
-
Premiera e dramës së Sandra Bullockut, “The Unforgivable”
-
Vazhdimi i dytë i filmit “Bird Box” në zhvillim e sipër
-
Netflix apelon te njerëzit që të ndalin sfidën “Bird Box”
-
Adam Sandleri do të rikthehet në rolin që e luajti gati 30 vjet më parë