Yjet e njohur të muzikës, Demi Lovato dhe Sam Smith, kanë vendosur që në këtë periudhë vetizolimi për shkak të pandemisë globale të koronavirusit, t’i trajtojnë fansat e tyre me muzikë të re.
Dyshja e këngëtarëve e kanë publikuar bashkëpunimin e tyre të parë me titull, “I’m Ready”, transmeton Koha. Lajmin e lansimit të këtij dueti, e kishin bërë të ditur para disa ditësh me postimin e disa mesazheve ngacmuese në rrjetet sociale.
“A jeni gati,” kishte shkruar Sam Smith, të cilit Demi Lovato iu kishte përgjigjur: “Unë jam gati”.
Kënga vjen e shoqëruar me videoklip dhe me t’u lansuar në platformën YouTube, ka filluar të klikohet me të madhe nga fansat e dyshes.
Lovato, së fundmi e ka shënuar rikthimin e saj në muzikë pas marrjes së vetes nga mbidoza, si pasojë e së cilës gati sa nuk e humbi jetën. Rikthimi i saj është mirëpritur nga fansat e këngëtares, të cilët po e vërejnë dhimbjen me të cilën Lovato është përballur ndër vite, përmes teksteve të sinqerta dhe emocionale të këngëve të saj.
Edhe
Sam Smith dhe Demi Lovato paralajmërojnë projekt të përbashkët
Në anën tjetër, muajin e kaluar Sam Smith tregoi se po planifikon ta riemërojë albumin e tij të tretë të incizuar në studio, lansimi i së cilit është shtyrë për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Ylli i hitit “Too Good At Goodbyes”, Smith ishte dashur ta lansonte incizimin e ri i cili mbante titullin “To Die For, më 5 qershor të këtij viti, por për shkak të situatës së fundit e cila e ka kapluar botën, kishte vendosur t’i bëjë disa ndryshime të rëndësishme në këtë album, para se të hedhë atë në treg.