Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Sam Raimi po punon në filmin e ri "Evil Dead"

Franshiza “Evil Dead” është gjithçka përveçse e vdekur, bazuar në krijuesin, regjisorin, skenaristin dhe producentin e saj Sam Raimi. Gjatë promovimit të rebootit të filmit “The Grudge”, me regji të Nicholas Pesce, Raimi i zbuloi disa detaje në lidhje me idenë e re për “Evil Dead”.

Gjatë bisedimeve me fansat në Reddit, njëri prej fansave e pyeti nëse po e planifikonte ndonjë film tjetër final në franshizë, dhe Raimi i befasoi të gjithë me përgjigjen:

"Bruce (Campbell), Rob (Tapert) dhe unë po punojmë me kinematografin e ri i cili është duke e shkruar një ngjarje të re në franshizë, për të cilën edhe do ta bëjë regjinë. Sa më përket mua... Unë do të doja ta bëja regjinë e filmit të ri, “Evil Dead”..., por më të vërtetë do të doja ta bëja këtë me Bruce, ndërsa ai thotë se personazhi i tij është në pension. Shpresoj se nuk është".

Natyrisht që ai nuk zbuloi asgjë, sepse nuk dëshironte të jepte detaje të mëtejshme, kështu që tani për tani nuk dimë as kush është filmbërësi i ri apo nëse ngjarja do të bazohet në filmat origjinalë, apo do të jetë një histori e pavarur, shkruan KOHA Ditore. Është e qartë se Campbell nuk do të jetë më në rolin kryesor, dhe as nuk e dimë se kush do ta zëvendësojë atë.

Shumë pyetje mbeten të hapura dhe shpresojmë që së shpejti të marrin përgjigje.