Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Sacha Baron Cohen: “Borati e prishi martesën e Pamela Andersonit”

Paraqitja e Pamela Andersonit në filmin “Borat” i dha fund martesës së saj me Kid Rock, sipas komedianit Sacha Baron Cohen.

Ish ylli i “Baywatch” e luajti veten në komedinë e vitit 2006, në të cilën personazhi budalla nga titulli të cilin e luan Cohen është një adhurues i obsesionuar, i cili e shkatërron një ngjarje të nënshkrimit të librave nga aktorja dhe përpiqet ta rrëmbejë atë.

Filmi ishte një hit i madh, por bashkëshorti i atëhershëm i Andersonit nuk po qeshte.

Cohen tha për udhëheqësin e podcastit The Last Laugh Matt Wilstein, se Kid Rock nuk e pëlqeu skenën shokuese të rrëmbimit kur ai e ndoqi një shfaqje të filmit menjëherë pas shkëmbimit të zotimeve martesore me Pam, dhe kur komediani britanik e pyeti bjondinën tërheqëse se çfarë mendon i dashuri i saj për filmin, ajo zbuloi se ata po shkurorëzoheshin - dhe pastaj e fajësuan filmin për ndarjen.

"Mendova se ishte shaka, por pas disa javësh më vonë ata u shkurorëzuan dhe si arsye për këtë theksuan Boratin", shpjegoi ai.

Cohen ishte i zhgënjyer, sepse mendonte se rokeri dhe kolegia ishin përshtatur mirë, shkruan KOHA Ditore.

Edhe Isla Fisher dhe Sasha Baron Cohen zyrtarizojnë ndarjen Showbiz Isla Fisher dhe Sasha Baron Cohen zyrtarizojnë ndarjen

"Mendoj se ata ishin një çift fantastik, është mëkat," shtoi ai. "Ata ishin shumë më mirë se themeluesi i WikiLeaks Julian Assange apo kushdo tjetër me të cilin ajo ishte më vonë".

Cohen gjithashtu rikujtoi se Anderson ishte lënduar gjatë skenës së tyre intensive fizike, duke theksuar se ajo "e lëndoi nofullën".

"Ajo është vërtet e guximshme", shtoi ai. "Ajo i humbi dy gjëra. Një, ajo e humbi një pjesë të vogël të kockës nga nofullat e saj, kështu që ajo vërtet është dashur ta marrë një çmim për këtë. Dhe së dyti, ajo e humbi edhe bashkëshortin".