Pas njëzetepesë vjetësh, këngëtari i njohur në vend, Sabri Fejzullahu, do t’i rikthehet skenës së teatrit.
Në shtator të këtij viti, atë mund ta shohim në një rol të dramës së regjisorit Esat Brajshori, e cila do të inskenohet në Teatrin Kombëtar të Kosovës, raporton emisioni Express në KTV.
Në cilën skenë ai luajti për herë të fundit dhe pse qëndroi kaq gjatë larg teatrit, rrëfen vet Sabri Fejzullahu në vazhdim.