Sot më 2 janar në orën 15:30 në KTV shfaqet intervista 30-minutëshe e yllit të muzikës kosovare, Sabri Fejzullahu.
Edhe pse ka arritur në 50 vjet karrierë, ai vazhdon të argëtojë fansat e tij me këngët që nuk vdesin asnjëherë.
Në vitet 80-90 merrej edhe me komedi. Ai ishte pjesë “Treshi Persheshit” për një kohë.
Për emisionin Pro X në intervistën ekskluzive, Fejzullahu sjell rrëfimin e tij të jetës, fëmijërinë, ëndrrat, aktrimin, këndimit si dhe flet për futboll e për shumëçka tjetër.
Artikuj të ngjashëm