Bashkë me verën në vend vijnë edhe bashkatdhetarët nga mërgimi.
Komuna e Lipjanit i priti ata me festë e aktivitete të shumta, sportive dhe kulturore për 3 net radhazi.
Tetë, nëntë dhe dhjetë gushti janë datat gjatë të cilave sheshi i Lipjanit u mbush plot.
E gjithë kjo nën organizimin e Komunës së Lipjanit.
Në Lipjan nuk mungoi as kënga. Në natën përmbyllëse të gjithë pjesëmarrësit me muzikë i argëtoi këngëtari i njohur i skenës në vend, Sabri Fejzullahu.
Edhe
“Jeta pa ty”, kënga e re e Sabri Fejzullahut
Ndjenjat që i përjeton kur performon para mërgatës i përshkruan vetë ai.
Krahas muzikës pati edhe gara në sporte të ndryshme.
Mundje krahu, pingpong, shah e volejboll plazhi, të gjitha këto brenda sheshit të Lipjanit.
Garuesit në këto sporte kthehen në shtëpi me shpërblime.
Edhe
“Djali nga Prishtina”, kënga e re e Sabri Fejzullahut
Afrim Zeqiri jeton në mërgatë për afro 30 vjet. Thotë se organizime të tilla janë të domosdoshme, në mënyrë që të rinjtë ta njohin vendlindjen nga afër. E ata më të moshuarit të çmallen.
Me festë do të priten mërgimtarët edhe viteve të tjera sipas planeve të Drejtorisë së Kulturës në Lipjan