Ylli i hollywoodit, Ryan Reynolds, do ta pranojë shpërblimin “American Cinematheque Award”.
Aktori 45-vjeçar do të bëhet pranuesi i 36-të i çmimit prestigjioz të kinematografisë, i cili do t’i ndahet në një ngjarje speciale që mbahet në hotelin “The Beverly Hilton” më 17 nëntor të këtij viti, raportoi portali “Female”.
“Ryan Reynolds është një burrë i kohëve modern. Ai është aktor, biznesmen, skenarist, komedian, producent dhe një inovator krijues në ekran dhe jashtë tij. Por më e rëndësishmja për ne është se, ai është një yll i vërtetë i filmit. Ryan i ka arritur majat e suksesit me filma të zhanreve të ndryshme, si komedi, dramë e aksion, të cilët janë shfaqur në të gjitha platformat dhe kinematë botërore. Projektet e tij të njohura janë të shumta për t’i veçuar, por së fundmi ka arritur nivele të reja të entuziazmit në publik me filmat: ‘Deadpool’, ‘The Adam Project’ dhe ‘Red Notice’. Qeveria kanadeze para pak kohësh e nderoi atë me titullin ‘Thesar kombëtar’, dhe organizata jonë i bashkohet iniciativës për ta nderuar atë me çmimin e 36-të ‘American Cinematheque Award’”, deklaroi Rick Nicita, drejtori i bordit të organizatës jofitimprurëse “American Cinematheque”.
Disa prej të famshmëve të nderuar me këtë shpërblim në të kaluarën janë: Eddie Murphy, Bette Midler, Robin Williams, Martin Scorsese, Michael Douglas, Tom Cruise, Arnold Schwarzenegger, Jodie Foster dhe Denzel Washington.
Ryan Reynolds është baba i 3 vajzave të cilat i ka me aktoren Blake Lively. Filmi i tij i ardhshëm do të jetë “Deadpool 3”, i cili do të realizohet nga studioja e njohur filmike “Disney”.
-
Atmosferë familjare në xhirimet e filmit të Ryan Reynoldsit
-
Scarlett Johansson do ta pranojë shpërblimin “American Cinematheque Award”
-
Ryan Reynolds është inspiruar nga vajzat e tij që të flasë hapur për shëndetin mendor
-
Eddie Murphy do të nderohet me çmimin për arritje jetësore nga Instituti Amerikan i Filmit
-
Cruise nuk merr pjesë në ceremoninë ku Trump do t’i nderojë Stallonen e grupin Kiss