Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Rrjedhin fotografitë në të cilat Natasha Hamilton pozon nudo?

Në internet janë shfaqur fotografitë në të cilat këngëtarja Natasha Hamilton (36), ish-anëtarja e bendit të popullarizuar “Atomic Kitten”, pozon lakuriq. Nëna 36-vjeçare e tre fëmijëve u shokua pasi zbuloi se fotot në të cilat ajo është toples janë shfaqur në internet, shkruan revista britanike The Sun.

“Natasha i kaloi shumë vite para reflektorëve dhe syve të publikut, kështu që është e vetëdijshme që njerëzit e panjohur i dinë detajet e jetës së saj private. Por tani ajo është rrallë herë në publik dhe shumicën e kohës kujdeset për fëmijët e saj. Ajo definitivisht nuk donte që këto foto të shfaqeshin në internet, sepse kishte frikë se do t'i përndiqnin fëmijët e saj në parkun e lojërave”, - zbuloi burimi për 'The Sun'.

Disa muaj më parë, Natasha e kishte një përvojë të pakëndshme. Ajo me pasuesit e saj në Twitter e ndau 'tmerrin' që i ndodhi derisa ishte në tren. Natasha po kthehej në shtëpi në Londër, dhe treni ishte i mbushur, kështu që një mashkull e shfrytëzoi rastin dhe iu “mbështet” këngëtares, shkruan KOHA Ditore.

“Ky njeri i neveritshëm po e fërkonte penisin e tij në mua në trenin e mbushur me njerëz. Mendova se ndoshta çanta e dikujt po fërkohej për mua derisa e ndjeva dihatjen e dikujt në qafë. Jam e tmerruar për të gjitha dhe do ta informoj policinë”, – shkroi Natasha.

Për vite me radhë, Natasha ka qenë anëtare e bendit të popullarizuar “Atomic Kitten”, i cili u shpërbë në vitin 2004. Vajzat nga bendi prej kohësh nuk mund të pajtoheshin me dështimin. Kohë më parë ato thanë se për ndarjen është fajtore Kylie Minogue (50), e cila thuhet se ua vodhi hitin 'para hundës'. Ato pohojnë se kënga 'I can’t get you out of my head' është shkruar për to, por Kylie ishte më e shkathët dhe i bindi autorët e hitit që t’ia japin asaj.