Bella Thorne po refuzon t’i nënshkruajë fotografitë në të cilat ajo duket provokuese.
Aktorja 25-vjeçare ka treguar për The Hollywood Reporter për një ndërveprim që kishte me një kërkues autografësh në Festivalin e Filmit “Sundance”, i cili siç tha ajo, u përpoq ta detyronte të firmoste fotot provokuese të saj.
“Zakonisht nuk u flas, por më ofenduan. Ishte ky djaloshi dhe po nxirrte fotot para meje dhe unë hodha sytë për një sekondë dhe shikova prapa dhe ishte një foto e imja nga kopertina ime e revistës GQ,” shpjegoi Thorne.
“Është super seksi dhe prapanica ime është jashtë dhe kam veshur të brendshme dhe jam topless. Thashë se nuk do ta firmosja dhe ai e hoqi dhe më pas ma vuri përsëri përpara. Unë thashë: Jo, nuk po e firmos atë”, ka shpjeguar aktorja e famshme.
Thorne tha se burri më pas i paraqiti asaj një imazh tjetër provokues për të nënshkruar.
“Nuk më pëlqeu. Ishte e papërshtatshme. Kishte disa gjëra nga një fushatë e Candies që bëra kur isha 16 vjeç dhe ishte e qartë se ai donte që unë të firmosja gjëra që shiheshin si seksi dhe unë i thashë: "Më jep diçka tjetër".
Edhe
Hally Berry “refuzon” të ndihet në siklet për moshën
Ajo tha se kërkuesi i autografit e pyeti se a nuk janë të gjitha fotografitë e saj të tilla.
"Ishte thjesht se isha nën 18 vjeç dhe është e papërshtatshme”, ka shtuar ajo, duke shpjeguar po ashtu se nuk dëshiron t’i bëjë më fotografitë që i ka bërë kur ishte adoleshente.