Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

“Rri n’shpi me neve” prej poezisë e muzikës deri te komedia

Edhe java që vjen do të jetë e mbushur me transmetime ekskluzive të realizuara në kuadër të programin “Rri n’shpi me neve”.

Kjo platformë është program i ideuar dhe bashkëprodhuar nga Komuna e Prishtinës, Kohavisioni dhe gjirafaVideo.

Pasditet do të jenë të mbushura me ciklin e poezive të sjella nga autorë dhe aktorë të njohur, por edhe nga gjenerata e re e Kosovës dhe kjo në kuadër të programit “Rri n’shpi e thellohu” derisa mbrëmjet do të jenë të mbushura me plot muzikë.

Në programet “Rri n’shpi e ngo live” dhe “Rri n’ shpi e kce” do të vijnë performanca nga muzikantë dhe DJ të skenës kosovare.

Këngëtarja Malda Susuri, grupi “String String”, kitaristi Taulant Mehmeti, janë vetëm disa nga muzikantët që do të sjellin projektet e tyre live, derisa me programin e muzikës elektronike do keni mundësinë të argëtoheni me performancën e DJ-ve si: Liburn, Artan Ymeri e Labinot.

Përveç këtyre, do të vijnë edhe programi i gatimin “Rri n’shpi e msoje naj recetë”, programi i edukimi “Rri n’shpi e edukohu”, derisa nuk do të mungojnë as përmbajtjet sportive që vijnë nëpërmjet programit “Rri n’shpi e aktivizohu”.

Edhe “Rri n’shpi e ngo live” sjell mbrëmje ekskluzive muzikore Kulturë “Rri n’shpi e ngo live” sjell mbrëmje ekskluzive muzikore

Për të qeshura, “Rri n’shpi...” sjell programin “Rri n’shpi e llaf llaf” me stand-up komedi nga disa prej aktorëve dhe humoristëve të njohur të skenës kosovare.

Përveç në kuadër të skemës programore të KTV-së, programi mund të ndiqet në transmetim “live” në faqet në Facebook të portalit koha.net, të Komunës së Prishtinës, faqet e KTV-së dhe emisionit “Express”, si dhe në platformën gjirafaVideo.

Të dielën nga ora 22:15.