E diela mbrëma duhet rezervuar për aktivitetin e radhës së serisë së aktiviteteve “Rri n’shpi me neve”, të cilat vijnë te ju nga Komuna e Prishtinës, KTV-ja dhe “gjirafaVideo”.
Koncerti i tretë në kuadër të programi “Rri n’shpi e ngo live” sjell muzikën origjinale të kitaristit Agron Peni.
Ndryshe, aktivitetet e tilla do t’ju shoqërojnë gjatë dy javëve të ardhshme, duke ofruar llojllojshmërinë e cila përmbush shijet e gjeneratave të ndryshme.
Përveç kulturës, “Rri n’shpi me neve” sjell në shtëpitë tuaja edhe programe edukimi dhe ato të sportit.
Sot nga ora 20:30 mund ta ndiqni këtë performancë.
Artikuj të ngjashëm