Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Rreth 250 mijë njerëz ndoqën ritmin e Rita Orës në Tiranë

23:20 - Me një performancë të jashtëzakonshme ka përfunduar koncerti i Rita Orës në Tiranë.

Këngëtarja me famë botërore në sheshin Skënderbej ka mbledhur rreth 250 mijë veta, dhe një gjë e tillë e ka befasuar edhe motrën e Rita Orës, Elena Ora, transmeton Koha.net.

Në Instagram Elena Ora ka shkruar se kjo është e pabesueshme, ndërsa ka falënderuar kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj që e mundësoi këtë koncert.

“Wow, seriozisht ju jeni të mrekullueshëm, 250 mijë njerëz erdhën sonte. Faleminderit të gjithëve që e mundësuan këtë dhe kryetarit të mrekullueshëm të Tiranës, Erion Veliajt që është një lider kaq inovativ i qytetit”, ka shkruar Elena Ora.


Rita Ora nis koncertin në Tiranë

Pas Ermal Metës, që performoi në të njëjtën skenë më 1 qershor, në Tiranë sot ka zbritur edhe këngëtarja me famë botërore, Rita Ora.

Edhe Veliaj i dha Rita Orës “Çelësin e Qytetit” Showbiz Veliaj i dha Rita Orës “Çelësin e Qytetit”

Ylli i hitit “Anywhere” ka nisur para pak çastesh koncertin e saj në sheshin Skënderbej, transmeton Koha.net.

Sheshi Skënderbej është përplot i mbushur me njerëz, që kanë shkuar për të përjetuar këngët e yllit shqiptar.

Se çfarë atmosfere po mbretëron atje mund ta shikoni në videon më poshtë.