Kapiteni i Kosovës në futboll, Amir Rrahmani, karantinën e ka shfrytëzuar për ndryshim të stilit të flokëve.
Në një fotografi të fundit të postuar në rrjete sociale, Rrahmani shihet se ka zgjatur flokët njëjtë sikur që bëri kohë më parë ylli i Juventusit Cristiano Ronaldo.


Në sezonin aktual në Serie A, Rrahmani ka pasur 25 paraqitje deri tash me Hellas Veronën. Performancat e mira kanë bërë që ai të transferohet te Napoli për të cilin do të paraqitet nga sezoni i ardhshëm.
Për Kosovën deri tash është paraqitur 29 herë, ndërsa ka realizuar pesë gola.
Artikuj të ngjashëm