Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Ronela Hajati shkëlqen në festivalin e RTSH-së, i bën dedikim babait të ndjerë

Foto: Ronela Hajati/Instagram

Këngëtarja e njohur shqiptare me mbi 20 vjet karrierë, Ronale Hajati, është pjesë e festivalit të këngës në RTSH. Dhe siç dihet tashmë, fituesi i këtij festivali do ta përfaqësojë Shqipërinë në “Eurosong 2022”.

Hajati përveç që ka mahnitur me performancën e saj live, ajo është dukur për mrekulli. Ajo u shfaq e veshur me rroba nga stilisti i njohur, Niko Komani, duke shkëlqyer në skenë.

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Niko Komani (@nikokomani)

 

Para së artistja ta fillonte performancen ka emocionuar publikun me dedikimin e saj për të atin.

Edhe Ronela Hajati befason me veshjen në një konferencë për media pak para “Eurovisionit” Showbiz Ronela Hajati befason me veshjen në një konferencë për media pak para “Eurovisionit”

“Babi tani që u riktheva në RTSH më vijnë ndërmend kohët kur më merrje me vete në punë. E vogël isha kur më sollët për herë të parë në Pallatin e Kongreseve. Unë fëmija më i zhurmshëm, por këtu bija qetësi. Mbaj mend që më ke thënë, ‘Artist i vërtetë është ai që e përballon skenën e Festivalit’. Prandaj s’kam ardhur pa u ndjerë 100% e sigurt. Ndjej zërin tënd që më thua: ‘Rronka do ja dalësh’”, tha Ronela para publikut të pranishëm në sallë.

Përndryshe 2021-ta ishte viti i Ronelës, pasi këngëtarja e ka publikuar edhe albumin e saj të mirëpritur dhe vlerësuar nga fansat, “RRON”.