Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Ronaldo hap klinikë të transplantimit të flokëve në Madrid

Cristiano Ronaldo do të nisë një biznes të ri, duke hapur një qendër të transplantimit të flokëve në Madrid, ndërsa e dashura e tij, Georgina Rodriguez, është caktuar si shefe e klinikës.

Sulmuesi i Juventusit ka bashkëthemeluar kompaninë “Insparya Group”, që ka një numër të qendrave nëpër Portugali, por tash ka plane për të hapur një edhe në kryeqendrën e Madridit.

Ronaldo raportohet se ka investuar rreth një milion funte në biznes dhe ambiciet e tij janë për të bërë kompaninë globale, meqë mendon të investojë edhe 25 milionë funte tjera gjatë tre-katër vjetëve të ardhshëm.

Ronaldo 34-vjeçar ka postuar një foto të tij me të dashurën Rodriguez në Instagram me shkrimin "Dita e Biznesit".

"Pos futbollit jam pasionant për shëndetin, teknologjinë dhe hulumtimet, këto janë zonat ku kam dashur të investoj. Unë kam dashur që klinika e parë të jetë në Madrid, në qytetin ku kam jetuar për shumë vjet", ka shkruar Ronaldo 34-vjeçar.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)