Rona Nishlu i është kthyer skenës muzikore.
Ajo ka sjellë premierën e këngës "Mallëngjimi" me kompozim dhe tekst të kantautorit e veprimtarit Rashid Krasniqi e interpretim të paharrueshëm të Muharrem Qena.
“Ky variant i jonë është një falënderim i përzemërt për krijuesin dhe interpretim, e dedikim për të gjithë ata që jetojnë me zjarrin dhe mallin për vendlindjen, familjen, lagjen e fëmijërisë, përrockën e fshatit... Mërgimi nuk është i lehtë e mallëngjimi është shoqërues i përhershëm...”, ka shkruar Nishliu në Facebook.
Albumi i saj i ri, i dyti me radhë, pjesë e së cilës është edhe “Mallëngjimi”, është titulluar “Mindili”, transmeton Koha.net.
Këtu mund t'i mësoni detajet rreth koncertit të saj që do ta mbajë më 24 prill.
-
Rona Nishliu me “Mindil” rifreskon trashëgiminë muzikore shqiptare
-
Dalin në shitje biletat për koncertin “Mindil” të Rona Nishliut
-
Rona Nishliu me dedikim për vajzën në ditëlindjen e dytë
-
Rona Nishliu dhuron të ardhurat nga promovimi i albumit të ri për fëmijët e braktisur
-
Rona Nishliu në kuartet ringjall me jazz skenën e venitur të Prishtinës