Këngëtarja e mirënjohur Rona Nishliu me grupin e saj “Rona Nishliu Quartet” ka lansuar albumin e saj “Mindil”, ku të ardhurat nga ky recital promovues i ka dhuruar për mbështetjen e fëmijëve të braktisur në SOS Fshatrat e Fëmijëve.
Nishliu është pjesë e platformës avokuese “Miqtë e Fëmijëve”, platformë kjo e iniciuar dhe e koordinuar nga Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF.
“Miqtë e Fëmijëve” është platformë avokuese e përbërë nga personalitete me karrierë të suksesshme nga fusha e diplomacisë, artit, kulturës, sportit etj, e cila do të ndihmojë në rritjen e ndërgjegjësimit dhe promovimin e mbrojtjes së fëmijëve në të gjithë Kosovën, duke synuar rritjen e vetëdijesimit të institucioneve relevante dhe popullatës së gjerë, mbi rëndësinë e mbrojtjes së fëmijëve dhe investimin afatgjatë në fëmijë.
-
Rona Nishliu me dedikim për vajzën në ditëlindjen e dytë
-
Rona Nishliu me “Mindil” rifreskon trashëgiminë muzikore shqiptare
-
Dalin në shitje biletat për koncertin “Mindil” të Rona Nishliut
-
Rona Nishliu rikthehet me albumin “Mindili”
-
Rona Nishliu në kuartet ringjall me jazz skenën e venitur të Prishtinës