Rona Nishliu ka publikuar fotografinë e vajzës në ditëlindjen e saj të dytë. Deri tash e ka mbajtur larg syve të mediave.
I janë dashur dy vjet që ta bëjë hapin e madh e ta shuaj kureshtjen e fansave për dy fëmijët e saj. Këtë e ka bërë me një dedikim të veçantë. Mes tjerësh, ajo ka shkruar: “...sot dy vjet erdhe në krahët e mi dhe prej asaj dite më dhe miliona arsye ta jetoj çdo sekondë me gëzim! Gëzuar ditën tënde Noa, gëzime paç përherë, e dashuria dhe mirësia të burofshin pa shterim nga zemra jote e vogël. Paç fëmijëri plot ngjyra, gjallëri dhe emocione. Të dua bebushki im, dhe do të dua gjithmonë, me gjithë fuqinë e zemrës që rreh për ty!”.

Fëmijët e Rona Nishliut, Noa dhe Bardhyli
Në prillin e vitin 2019, Rona Nishliu pati publikuar albumin e saj të dytë “Mindil” dhe bashkë me lajmin për publikimin e albumit, atë kohë këngëtarja kishte bërë të ditur se është në pritje të ëmbël. Ajo kishte shkruar: “Ky album shkon për ty, që jam duke të mbajtur prej disa muajsh brenda meje, duke pritur ende për takimin e parë. Ti dhe të gjithë fëmijët duhet të zbuloni se çfarë e inspiron muzikën tonë kombëtare dhe regjionale.”