Roman Polanski i ka akuzuar mediat se po përpiqen ta paraqesin atë si një përbindësh dhe e pranoi se akuzat për përdhunim kundër tij i kanë shkaktuar gruas dhe fëmijëve të tij "vuajtje të mëdha".
Regjisori u arrestua në vitin 1977 dhe u akuzua për përdhunimin e 13-vjeçares Samantha Geimer. Ai e pranoi fajin për një shkelje më të vogël të seksit të paligjshëm me një të mitur dhe i shërbeu 42 ditë prapa hekurave, por iku nga vendi pasi mësoi se gjyqtari ishte duke planifikuar ta anulonte marrëveshjen e pranimit dhe t'i jepte një dënim shumë më të madh.
Ai më pas është akuzuar për sulm seksual ose përdhunim nga disa femra të tjera, përfshirë aktoren britanike Charlotte Lewis, e cila pretendon se ai e dhunoi atë në vitin 1983 kur ajo ishte 16 vjeç - pretendime këto që ai i mohon, shkruan KOHA Ditore. Aktorja Valentine Monnier gjithashtu e akuzoi Polanskin për përdhunim”, në gazetën franceze “Le Parisien” muajin e kaluar, gjë që regjisori gjithashtu e mohoi me forcë. Duke folur për akuzat dhe raportimin e mediave për to gjatë një interviste në Paris Match, Polanski tha: "Për vite me radhë mediat janë përpjekur të më paraqesin si përbindësh."
Dhe nuk është vetëm manjati filmik ai që po vuan nga akuzat. Polanski shtoi se gruaja e tij Emmanuelle Seigner dhe fëmijët e tyre Morgane, Paul dhe Elvis po "vuajnë jashtëzakonisht shumë", duke shpjeguar: "Ata po fyhen dhe kërcënohen në mediat sociale."
-
Roman Polanski kërcënon me veprim juridik kundër publikimit për akuzimet për përdhunim
-
Roman Polanski nuk po ndihet i mirëpritur në Francë
-
Feministët të zemëruar nga kandidimet e Roman Polanskit për “Cesar”
-
Harvey Winstein: Nuk do ta falë Gwyneth Paltrown që më doli kundër
-
Gerard Depardieu do të përballet me gjyq për pretendimet për sulm seksual