Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Feministët të zemëruar nga kandidimet e Roman Polanskit për “Cesar”

Feministët francezë i kanë sulmuar votuesit e “Cesar Awards”, pasi që ia dhanë 12 kandidime filmit të ri të Roman Polanski në ekuivalentin francez të “Oscarit”.

Regjisori kontrovers, i cili u dënua për përdhunim në SHBA në vitin 1977, ishte në qendër të industrisë së filmit francez falë suksesit të filmit të tij "An Officer and a Spy".

Megjithatë, aktivistët e të drejtave të femrave janë të indinjuar që po shpërblehet filmbërësi polako-francez, i cili u largua nga SHBA-ja pas dënimit për përdhunim.

Celine Piques, zëdhënësja e organizatës feministe franceze Osez le Feminisme i tha kanalit televiziv francez LCI, "Jam e shokuar. 400 profesionistë të kinemasë që votuan për këtë nominim e kanë duartrokitur Polanskin me 12 kandidime - 12 është edhe numri i femrave të cilat sot e akuzojnë Roman Polanskin për përdhunim. Kjo nuk është fushë e moralit, kjo është fushë e drejtësisë".

Por Alain Terzian, udhëheqës i “Cesars”, i ka mbrojtur kandidimet e Polanski, duke insistuar se "pozicionet morale" nuk duhet të ndikojnë në çmime, shkruan KOHA Ditore.

Në shtator, filmi i fundit i Polanskit e fitoi “Grand Jury Prize” në Festivalin e Filmit në Venecia në Itali, dy muaj para se ish-aktorja Valentine Monnier e akuzoi regjisorin për sulm dhe përdhunim "jashtëzakonisht të dhunshëm" në vitin 1975, kur ajo ishte 18 vjeç.

Hers është e fundit në rreshtin e gjatë të akuzave për sulme seksuale kundër regjisorit.

Edhe Roman Polanski nuk po ndihet i mirëpritur në Francë Showbiz Roman Polanski nuk po ndihet i mirëpritur në Francë

Kjo nuk është hera e parë që Polanski ka krijuar kontroversë në ceremoninë e “Cesars” - në vitin 2017, atij iu kërkua ta kryesojë jurinë e ceremonisë së çmimeve, por u tërhoq pas një vale zemërimi.

Polanski e pranoi se kishte pasur marrëdhënie të paligjshme seksuale me Samantha Geimer, një e mitur, në një ndejë në Hollywood, dhe i vuajti 42 ditë burg, por më vonë u arratis nga SHBA-ja për shkak të shqetësimeve se do të anulohej marrëveshja për pranimin e fajit.

Ai i ka shmangur përpjekjet e ndryshme të ekstradimit me kalimin e viteve nga autoritetet e SHBA-së, të cilët ende duan që Polanski të përballet me drejtësinë në tokën amerikane.