Policia franceze përdori forcë në ballafaqimin me protestuesit kundër regjisorit Polanski, të vendosur prapa barrierave në teatrin ku po mbahej ceremonia e ndarjes së shpërblimeve “Cesars Awards” në Paris.
Ata nuk kishin arritur të depërtojnë deri te qilimi i kuq, i shtruar për parakalimin e yjeve që e ndoqën këtë ceremoni, e cila konsiderohet si Oscari i Francës, transmeton Koha.net.
Grupi i protestuesve përbëhej nga një numër i madh njerëzish ku dominonin gratë, dhe të cilat në duar mbanin pankarta me mbishkrime të ndryshme si: “Turp industrisë që i mbron përdhunuesit”, “Pse Polanski gëzon ende karrierë filmike”, “Kinematografia franceze, ku ke mbetur” dhe “Polanski nderohet me çmim ‘Cesars’ si përdhunuesi i vitit 2020”.
Në edicionin e 45-të të ndarjes së shpërblimeve “Cesars Awards”, filmi i regjisorit kontrovers të akuzuar për përdhunim ishte nominuar në dhjetëra kategori, dhe gjatë mbrëmjes Polanski u shpërblye me çmimin “Regjisori më i mirë”.
Ky moment shkaktoi reagime në publik, me ç’rast disa aktore të famshme franceze u larguan të tërbuara nga salla, në shenjë proteste ndaj Akademisë Cesars për ta shpërblyer regjisorin veteran.
Polanski me prejardhje franceze dhe polake, u largua nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjatë viteve 70-t, pasi akuzohej për përdhunimin e një 13-vjeçareje dhe vazhdon të jetë i rrezikuar nga ekstradimi. Megjithëse ky nuk është rasti i vetëm ligjorë i ngritur kundër tij, ai vazhdon t’i mohojë të gjitha akuzat.
Roman Polanski e ka publikuar filmin e fundit “An Officer and a Spy” gjatë vitit 2019, vetëm disa ditë pasi një aktore franceze e kishte akuzuar atë për përdhunim në vitin 1975, kur ajo ishte vetëm 18-vjeçare. Grupet feministe në Francë e kishin kritikuar vendimin e organizatorëve të “Cesars Awards”, për ta nominuar në disa kategori filmin e Polanskit, si dhe kishin kërkuar për bojkotimin e këtij projekti.
Edhe
Roman Polanski nuk po ndihet i mirëpritur në Francë
Ceremonia “Cesar Awards” krahasohet me ceremoninë “Oscar”, për nga rëndësia e shpërblimeve që i ndanë.
A l'annonce du César de la Meilleure Réalisation pour Roman Polanski ("J'accuse"), Adèle Haenel quitte la salle.
— CANAL+ (@canalplus) February 28, 2020
Le meilleur des #César2020 > https://t.co/ipnVwouBeV pic.twitter.com/7xa0CTbU3H