Këngëtari i njohur, Robin Thicke, e ka bërë të ditur lajmin se gjatë këtij viti, planifikon ta lansojë albumin e tij të parë në gjashtë vjetet e fundit, me titull “On Earth, and in Heaven”.
Ylli i hitit “Blurred Lines” do ta publikojë albumin e ri më 12 shkurt, dhe ai vjen pas incizimit paraprak të lansuar në vitin 2014, “Paula”, i emëruar sipas ish-gruas së tij Paula Patton, dhe përmes së cilit këngëtari i përgjërohej aktores që t’ia falë tradhtinë.
Albumi i ardhshëm “On Earth, and in Heaven”, i dedikohet personave që muzikanti i njohur i ka humbur vjetëve të fundit, dhe të cilët e kanë bërë burrin që është sot, përfshirë këtu edhe babanë e tij të ndjerë, Alan Thicke, i cili vdiq në vitin 2016.
Në një prononcim për media rreth incizimit të ri, Thicke citohet të ketë thënë: “Më duket se më në fund jam bërë burri që gjithmonë kam dashur. Kam mundësi të qeshë me gjithçka, gjë që e kam kuptuar se është superfuqia më e madhe që njeriu e posedon. E kam pranuar këtë veti plotësisht, dhe asgjë tjetër nuk ka shërbyer më mirë për shpirtin tim. Kur e pash frazën ‘në tokë dhe në parajsë’ e kuptova se po këndoja pikërisht për këtë. Pra për njerëzit që nuk janë më me mua dhe ata që janë, por që më kanë ndihmuar të bëhem ky person që jam sot. Kjo muzikë e re është rrezja e diellit që del pas shiut”.
Ndërkohë në dhjetor të vitit që e lamë pas, Robin Thicke e mirëpriti në jetë fëmijën e tij të tretë me të dashurën, April Love Geary.
Edhe
Ellie Goulding i rikthehet muzikës me album të ri
Ylli i hitit “Lost Without U” e shfrytëzoi rrjetin social Instagram, për ta ndarë një fotografi ku shihet i shtrirë pranë foshnjës së porsalindur, dhe e pranoi se i vjen të qajë me lot ngase i mungon shumë babai, i cili vdiq nga sulmi në zemër më 13 dhjetor të vitit 2016.
Edhe pse prindi i tij që ishte aktor, muzikant dhe prezantues i njohur nuk jeton më, Robin i cili e ka edhe një djalë me ish-bashkëshorten Paula Patton, thotë se e ndien dashurinë e babait në zemër sa herë që i përqafon fëmijët e tij.