Kolegu i Robert Pattinson nga filmi The Lighthouse, Willem Dafoe, e frymëzoi zërin e tij si Batman.
Ylli do ta luajë superheroin në filmin “The Batman” dhe, edhe pse produksioni për filmin ende nuk ka filluar, Robert tashmë e di se si do të duket versioni i tij i personazhit ikonik të DC Comics, shkruan KOHA Ditore.
"Zëri i Willem për këtë karakter ishte mjaft frymëzues për të," tha ai për Access Hollywood derisa po e promovonte filmin më të ri të dyshes. "Është shumë i ngjashëm, zëri që do ta bëj unë, me atë të Willem."
Duke e shtuar pasthirrmën e piratëve "Aaargh!" derisa po tallej për zërin ranor të Willem, ylli i Twilight shtoi: "Mendoj se Batman e ka një lloj zëri piratësh - mendoj se do t'i përshtatet vërtet".
Aktorit do t’i bashkohet Zoe Kravitz si Catwoman dhe Paul Dano si The Riddler në The Batman, i cili është parashikuar të dalë në vitin 2021.