Showbiz

Robert De Niro lëndon këmbën gjatë xhirimeve të filmit më të ri

Robert De Niro ka lënduar këmbën në Oklahoma, derisa po merrte pjesë në xhirimet e filmit “Martin Scorsee’s Killer of the Flower Moon”.

Aktori 77-vjeçar ka fluturuar nga Oklahoma në New York për të bërë një vizitë te doktori, ndonëse nuk ishte pjesë e setit të xhirimeve në momentin kur ka ndodhur lëndimi, raporton TMZ, transmeton Koha.net. 

Aktori i famshëm hollivudian luan rolin e William Hale në dramën e cila bazohet në ngjarje të vërtetë.

Drama rrëfen një seri të vrasjeve të njerëzve të pasur në Osage të Oklahomas, pak pasi depozita të mëdha të naftës ishin zbuluar në tokën e tyre.

Leonardo DiCaprio ishte përzgjedhur për të luajtur rolin kryesor në këtë film, atë të agjentit të FBI-së, Tom White, i cili kishte hetuar vrasjet, mirëpo ai kishte kërkuar që t’i ndryshohej roli.

Tani Jesse Plemons do të luajë rolin e Tom White, derisa DiCaprio do të luajë Ernest Burkhart, që në dramë është nipi i William Hale, të cilin e luan De Niro.