Këngëtari britanik, Robbie Williams, ua ka ndaluar fëmijëve të tij të kenë telefona.
Në një intervistë për ITV, ai i ka përshkruar pajisjet mobile si “drogë” dhe madje “një formë abuzimi”, ka raportuar The Independent.
Williams ka thënë se synon t’i mbajë fëmijët e tij pa telefona “sa më gjatë që të jetë e mundur”.
Ai ka shprehur shqetësim për ndikimin e internetit tek të rinjtë.
“Si mund t’i jap një ‘drogë’ të tillë një 7-vjeçari ose një 12-vjeçari?”, ka thënë ai, duke shtuar se beson që interneti ka efekt “gërryes” tek fëmijët.
-
Si t'i mbroni fëmijët nga rrjetet sociale
-
Robbie Williams: Kërkesat për fotografi nga adhuruesit më shkaktojnë ankth
-
Parlamenti francez miraton ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 15 vjeç
-
Ekspozimi i foshnjave ndaj telefonave, ndikon negativisht në zhvillim
-
Alarmon studimi i madh: Ekranet e pajisjeve mund të dëmtojnë zhvillimin e fëmijëve nën 2 vjeç