Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Rita Ora thotë “të dua” në mesazhin inkurajues në këtë periudhë vetizoluese nga koronavorusi

Foto: Reuters

Yje të shumtë të muzikës, filmit e modës, po i shfrytëzojnë rrjetet sociale për të ndarë mesazhe inkurajuese për publikun mbarëbotëror, në këtë periudhë vetizolimi për shkak të pandemisë së koronavorusit.

Në mesin e këtyre yjeve janë edhe këngëtaret me prejardhje shqiptare, Dua Lipa, Bebe Rexha dhe Rita Ora,transmeton Koha.

29 vjeçarja Ora, është e fundit që ka postuar mesazh inkurajues për 16.1 milionë ndjekësit e saj në Instagram, ku nuk ka hezituar të flas edhe në gjuhën shqipe.

“Tung, jam unë Rita Ora... Vetëm dua t’iu dërgojë gjithë dashurinë dhe t’iu them të jeni të kujdesshëm, qëndroni në shtëpi, mos u frikësoni, lani duart dhe ta bëjmë maksimumin që është e mundur. Faleminderit dhe ju dua,” ka deklaruar këngëtarja në mesazhin e saj.

Deri në këtë moment, në Kosovë janë konfirmuar 16 persona të diagnostikuar me virusin COVID-19.

Rita Ora aktualisht po shijon suksesin e videoprojektit më të ri muzikor “How To Be Lonely”, të cilin e lansoi më 13 mars vetëm në versionin ‘audio’. Megjithatë, besohet se ecuria e këngës drejt suksesit do të jetë pak më e ngadalshme, për faktin se këngëtarja është e kufizuar në promovimin e projektit me pjesëmarrjen në emisione televizive dhe radiostacione të ndryshme.