Këngtarja, Rita Ora ka thënë se e ka pasur shumë të vështirë të këndojë në këngën humanitare të Simon Cowellit për viktimat e objektit të djegur, Grenfell pasi që ka thënë se është rritur në atë pjesë të Londrës dhe se ka njohur njerëz të prekur nga tragjedia.
“Dailymail” shkruan se Rita e lindur në Kosovë është rritur në një shtëpi që ndodhej pranë objektit që u dogj.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ne me këngë bëmë punë të mirë sepse ajo është lagjja ime. Unë kam luajtur në atë bllok, dhe njoh njerëz që jetojnë në atë pjesë e po ashtu njoh edhe të atillë që po figurojnë të zhdukur- është tragjedi”, ka thënë Rita Ora.
Kënga e artistëve është lansuar të mërkurën dhe ka hyrë në top 10 në 14 shtete. Megjithatë vetëm një ditë më vonë, Rita ORa ka publikuar videklipin “your Song”.