Adele, Mabel dhe Rita Ora janë renditur të premten në listën e 100 grave më me ndikim në muzikë, të cilat po ndikojnë në “ndryshimin” e industrisë.
Anëtarët e grupit “Spice Girls” kanë zënë po ashtu vend në listën e Shoqatës së të Drejtave të Performimit për Muzikën, pasi turneu në stadium i grupit të vajzave fitoi më shumë se 60 milionë funte, kanë bërë të ditur organizatorët.
Grafiku “PRS 100 Women Change Change Music”, i cili përfshin gratë që janë anëtare të shoqërisë së honorarëve muzikore, është publikuar përpara Ditës Ndërkombëtare të Grave. Gjithashtu në listë janë përfshirë edhe Lily Allen, KT Tunstall, Jorja Smith, Ellie Goulding, Charli XCX dhe Annie Lennox, shkruan Koha.
“PRS for Music” ka njoftuar përmes një raporti se është shënuar një rritje prej 60 për qind nga viti në vit në numrin e grave që iu bashkuan organizatës.
Nga ato që iu bashkuan, 63 për qind ishin nën moshën 30-vjeçare. Sidoqoftë, anëtarësia në organizatë mbetet e përqendruar te burrat, pasi që vetëm 18.4 për qind të anëtarëve të saj janë gra.
“Teksa është inkurajuese të shohësh një rritje të këngëtarëve dhe kompozitorëve gra që i janë bashkuar ‘PRS for Music’, ky numër është akoma në rritje nga 5.580 kantautorë meshkuj që bashkohen në të njëjtin vit, që do të thotë se ekziston ende punë për të bërë”, ka thënë Claire Jarvis, drejtor i anëtarësimit në “PRS for Music”.