Showbiz

Rita Ora me shfaqje muzikore nga Kulla Eiffel

Rita Ora do të nisë të premten shitjen e biletave për shfaqjen e saj muzikore të cilën e ka filmuar në Kullën Eiffel të Parisit.

Këngëtarja kosovare me famë botërore ka thënë se kjo shfaqje do të jetë në kuadër të serive të Melrose Meida me titull “Njerëzit ikonik në vendet ikonike”.

Tiketat për të parë shfaqjen do të shiten nga 27 gushti, ndërkohë ajo do të shfaqet për publikun më 30 shtator.

Këngëtarja 30-vjeçare ka shpërndarë të enjten një video me pjesë të shkurtra nga shfaqja, në të cilat ajo paraqitet më sensuale se asnjëherë më parë.

“Tiketat nisin të shiten nesër. Një super xhirim nga unë në Kullën Eiffel të cilën mund ta shikoni më 30 shtator”, ka shkruar Rita pranë videos.