Rita Ora është e njohur për zgjedhjet e saja të guximshme të modës.
Ajo edhe këtë javë nuk bëri përjashtim. Këngëtarja me origjinë nga Kosova u shfaq në pamje mahnitëse në veshje ngjyrë portokalli pa sutjena, transmeton ksp.
Me pamjen e saj u mahnitën të gjithë kur ajo performoi në “March For Our Lives” në Los Angeles.
27-vjeçarja, e cila ka bashkëpunuar së fundi me Liam Payne në singlin For You, u pa duke buzëqeshur derisa kishte dalë në mbështetje të protestës kundër dhunës me armë në Los Angeles.
Ish-anëtarja e jurisë së X Factor nuk ishte yll i vetëm që mori pjesë në protestë, pasi aty ishin edhe Kim Kardashian, Hailey Baldwin, Amy Schumer dhe Maria Shriver.
Të mbijetuarit e të dhunës me armë Mia Freeman dhe Hayley Licata gjithashtu morën duartrokitje të mëdha nga audienca gjatë ngjarjes.
Prefekti i Los Angelesit, Eric Garcetti tha se është koha për të mbrojtur fëmijët dhe për të mos u mbrojtur me armë.
Edhe
Rita Ora qan teksa flet për Liam Paynen në MTV EMA
Ndryshe, rreth 1.000 evente janë duke u mbajtur në të gjithë globin për luftën kundër dhunës me armë.
{gallery}