Showbiz

Rita Ora lansoi këngën e re

Rita Ora ka paralajmëruar albumin e saj të tretë “You & I”, ndërsa ka lansuar këngën e re “Praising You” me Fatboy Slim.

Këngëtarja me origjinë shqiptare do të publikojë albumin më 14 korrik. Ajo e ka bashkëshkruar secilën nga këngët e koleksionit të ri.

“Ky album vërtet ka kuptim të madh për mua”, ka thënë Ora. “Është si ditar i viteve të fundit të jetës sime, është muzika ime dhe më bën të ndihem e vërtetë se kush jam unë sot”.

Kënga ka marrë mijëra klikime që me publikimin e saj.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by RITA ORA (@ritaora)