Rita Ora thuhet se ka rritur sigurinë në shtëpinë e saj në Londër, për çka ka paguar 20 mijë funte.
Siç raporton The Sun, këngëtarja me origjinë shqiptare ka bërë këtë hap për shkak të panikut që i ka shkaktuar incidenti në shtëpinë e saj 1.3 milionë dollarësh në Londër dy vjet më parë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo26 vjeçarja ishte tmerruar nga frika pasi hajduti Charaf Elmoudden, nga Muswell Hill, hyri në shtëpinë e saj, teksa ajo po flinte, transmeton kp.
Ai është dënuar më pesë vite burgim, mirëpo kjo nuk e ka qetësuar këngëtaren.
Ajo ka punësuar një ekip specialistësh të sigurisë për të bërë shtëpinë e saj më të sigurt.
Rita thuhet se ka instaluar edhe kamera CCTV, një alarm, një portë elektrike, sensorë në lëvizje, si një buton paniku afër dhomës së saj të gjumit.