Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Rita Ora imazh i kompanisë gjigante "Rimmel"

Këngëtarja shqiptare Rita Ora po korr suksese çdo ditë e më shumë.

Bukuroshja ka nënshkruar kontratë me kompaninë e njohur kozmetike “Rimmel”.

Këtë sukses të radhës ajo e ka bërë të ditur në rrjetin social Instagram, ku fton fansat e saj që të blejnë produkte të kësaj kompanie, përcjell 21media.

Ndryshe këngëtarja do të performojë në Prishtinë me rastin e 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës.

Kujtojmë se ajo ditë më parë ka publikuar këngën “For You” në bashkëpunim me Liam Payne, projekt ky që ka marrë mbi 19 milionë klikime.