Rita Ora dhe Taika Waititi me sa duket po e shijojnë romancën mes tyre në heshtje, pavarësisht diferencës së madhe në moshë.
Këngëtarja 30-vjeçare dhe shkrimtari fitues i Oskarit "Jojo Rabbit", 45 vjeç, u fotografuan duke ngrënë mëngjes së bashku dhe duke shëtitur rreth Sydneyt mes thashethemeve se ata janë në lidhje.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë një moment teksa po hanin drekë, Waititi u kap duke mbajtur dorën e Ritës ndërsa të dy qeshnin.
Page Six raportoi në mars se Rita Ora ishte në Sydney për të filmuar sezonin e ardhshëm të "The Voice". Waititi, ndërkohë, është atje duke xhiruar "Thor Love and Thunder", të cilin ai po e drejton.
Thashethemet filluan të vërtiteshin muajin e kaluar se Ora dhe Waititi po dilnin pasi ajo ndau një koleksion fotosh në Instagram - përfshirë një nga Waititi që e përqafonte - me mbishkrimin, "Kohë të mira, kujtime, gjëra të rastësishme në telefonin tim dhe ato që dua".
Të dy morën pjesë në premierën "RuPaul's Drag Race Down Under" në Sydney. Ndërsa ata nuk u fotografuan së bashku në ngarje, ata u ulën së bashku brenda, sipas Daily Mail.
