Rita Ora ka lënë të kuptohet se është duke punuar në projekt të ri bashkë me këngëtarin Ed Sheeran.
Rita ka postuar një klip të shkurtër në rrjetin e saj social “Instagram” ku para se të buzëqeshin Rita jep një shprehje me vetulla, si një paralajmërim se do të sjell diçka, shkruan The Sun, transmeton Koha.net.
Fansat e tyre gjithashtu kanë dhënë spekulime se dyshja janë duke punuar për një këngë të re së bashku në një studio.
Kjo mbase do të jetë hera e parë që Rita dhe Ed do të sjellin një bashkëpunim, por megjithatë dyshja ende nuk ka konfirmuar asgjë.
