Këngëtarja Rita Ora, përmes disa fotografive në rrjetin e saj social “Instagram” ka konfirmuar se kënga e saj e re e në bashkëpunim me Ed Sheeran do të lansohet më 26 maj.
Kënga e re do të jetë kënga e saj e parë pas 2 viteve, nga kënga e fundit që lansoi në vitin 2015 “Body On Me”, transmeton Koha.net.
Bashkëpunimi me këngëtarin Ed Sheeran është i pari, ndërkaq e ka titulluar “Your Song” dhe kënga do të jetë solo.
“Po ndodh në të vërtetë... Është zyrtare! Your Song”, ka shkruar Rita Ora në fotografitë e ndara në rrjetet sociale.