Të famshëm të shumë përfshirë këtu edhe modele, ishin mbledhur në Cannes me rastin e një prej ndejave më glamuroze që organizohen atje, që ishte ajo e markës së stolive të vlefshme de Grisogono në Hotel du Cap.
Përveç parakalimit mbi qilim të kuq dhe pozimit për fotografët e pranishëm me këtë rast, ata po ashtu nuk hezituan ta shprehin mërzinë e tyre për sulmin tragjik me bombë që zuri vend një natë më herët në koncertin e Ariana Grandes në Manchester, dhe si pasojë e së cilit mbetën të vdekur 22 persona.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKëngëtarja me prejardhje shqiptare dhe famë botërore, Rita Ora, tha se ky sulm ka lënë gjurmë të thella tek ajo.
“Është një temë shumë e ndjeshme për mua, sepse si muzikante dhe artiste, krejt çfarë ne duam është të ndihemi rehat, duke performuar për adhuruesit tanë dhe gjithë njerëzit e merituar, të cilët i blejnë biletat për koncert, dhe fakti se tashti është bërë e frikshme ta shijosh muzikën, po më frikëson shumë. Nuk e di, kjo është një plagë e thellë për mua. Kështu që të gjitha lutjet e mia nga zemra shkojnë për njerëzit e prekur nga kjo tragjedi”, ka thënë Ora.
Fawaz Gruosi, themelues i kompanisë së famshme të stolive de Grisogono, tha se nuk po ndihet aspak rehat që gjendet në këtë ndejë, përderisa një tragjedi e tillë ka ndodhur në Angli.
Ndeja e përvitshme e organizuar nga marka e njohur zvicerane me bazë në Gjenevë, dhe e cila mbahet gjatë mbarëvajtjes së festivalit të filmit në Kanë, njihet si një prej ngjarjeve më glamuroze në botë. Të pranishme në këtë ndejë ishin edhe yjet Jessie J dhe Pamela Anderson.
Festivali i filmit në Kanë do të përmbyllet të dielën më 28 maj.