Rebooti i hit serialit “Will & Grace” mbaron me sezonin e vitit 2020. Yjet Debra Messing, Eric McCormack, Sean Hayes dhe Megan Mullally dhe producentët ekzekutivë të serisë, Max Mutchnick, David Kohan dhe James Burrows, të gjithë janë pajtuar se seria duhet të përfundojë vitin e ardhshëm, pas tri sezoneve të rikthimit.
"Për episodet reboot të Will & Grace mendojmë në mënyrën se si (personazhi i Mullaly) Karen Walker mendon për martinit - 51 nuk mjaftojnë, 53 janë shumë”, thuhet në një deklaratë të përbashkët për Variety. "Prandaj, pasi u konsultuam me aktorët, të gjithë vendosëm që ky të jetë sezoni i fundit i Will & Grace".
Seria u kthye në TV përsëri në vitin 2017 pasi një periudhë tetëvjeçare e transmetimit kishte përfunduar në vitin 2005, shkruan KOHA Ditore.