Demi Lovato do ta vazhdojë rikthimin e saj në aktrim duke u shfaqur në një rol të përsëritur në “Will & Grace”.
27-vjeçarja është bërë e famshme duke luajtur në serinë televizive për fëmijë “Barney & Friends”, përpara se të angazhohej në filmin e Disney Channel “Camp Rock” dhe vazhdimin e tij, shkruan KOHA Ditore. Ajo pastaj vazhdoi ta lansojë karrierën e saj jashtëzakonisht të suksesshme muzikore, para se ta bënte një pauzë pasi që u raportua se ishte mbidozuar me opioide në vitin 2018.
Si pjesë e kthimit të saj, ajo e ka fituar një rol në satirën e re të Netflixit nga Will Ferrell në Eurovision, dhe tani do të jetë yll i ftuar në tre nga episodet e sezonit të 11-të dhe të fundit.
Roli i Demit si Jenny, një “grua e ashpër e cila hyn në jetën e Will krejt papritur” në shoun e NBC, u zbulua të martën në emisionin e lajmeve të mëngjesit të rrjetit amerikan Today.
Will & Grace, serial ky që bën fjalë për jetët dhe dashuritë e personazheve të titullit, Will Truman, avokatit të suksesshëm homoseksual, dhe shoqes së tij më të mirë të dhomës Grace Adler, debutoi në vitin 1998. Serialit i erdhi fundi në vitin 2006, para se të rikthehej për tre sezone të reja në vitin 2017.
Detajet për rolin e këngëtares së hitit Cool for the Summer nuk janë njoftuar ende.