Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Rikthehet Vjollca Robelli, prezanton këngë të reja

Pas më shumë se një dekade, këngëtarja Vjollca Robelli është rikthyer në muzikë.

Robelli këtë kapitull të ri të karrierës së saj, e shënoi me koncertin e saj i cili u mbajt në mbrëmjen e së martës në teatrin “Oda” në Prishtinë, në kuadër të festivalit “FemArt”.

Këngëtarja ka përformuar këngë të vjetra shqiptare të përpunuara e gjithashtu edhe projektin e saj të ri të titullur “Burrnesha”.

Nuk ka munguar edhe kënga “Ajo” e cila ishtë kënga hit e këngëtares në vitet e pasluftës.