Këngëtarja e hitit “Ajo”, Vjollca Robelli-Mripa, ka njoftuar se së shpejti do të kthehet në skenën muzikore.
Pas një mungese të gjatë, ajo thotë se më në fund ka vendosur t’i kthehet “asaj që e do më së shumti, pra muzikës”.
Robelli-Mripa thotë se është duke punuar me dy muzicientë në Londër dhe se është duke përfunduar dy këngë, për të cilat do të njoftojë së shpejti.
Edhe hiti “Ajo” tani është në kanalin e saj të ri zyrtar në YouTube.