Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Rihanna shfaqet në tepih të kuq për herë të parë pas lindjes së djalit

Rihanna është shfaqur për herë të parë në tepihun e kuq të enjten, që nga lindja e fëmijës së saj të parë.

Këngëtarja amerikane me prejardhje nga Barbadosi, ka shkëlqyer në premierën e filmit “Black Panther: Wakanda Forever”, bashkë me të dashurin e saj, A$AP Rocky, raportoi People të enjten.

Artistja 34-vjeçare dukej shumë e lumtur teksa pozonte plot buzëqeshje pranë reperit, me të cilin e ka fëmijën e saj të parë.

Paraqitja e tyre së bashku në tepihun e kuq është bërë pesë muaj pas lindjes së djalit të tyre, emri i të cilit ende nuk është bërë publik.

Ndërkohë, paraqitja është bërë po ashtu vetëm një ditë para se Riri të rikthehet në muzikë me singlin e saj “Lift Me Up” për filmin “Black Panther: Wakanda Forever”.

{gallery}