Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Rihanna publikon fotografi të tjera të shtatzënisë

Rihanna ka publikuar sërish fotografi nga shtatzënia e saj.

Këngëtarja e njohur amerikane ka bërë të ditur këtë javë se është në pritje të fëmijës së parë, me të dashurin e saj, reperin A$AP Rocky.

Lajmi ka bërë bujë në të gjithë botën, derisa shumë kolegë të saj ia kanë uruar shtatzëninë, duke I dëshiruar një fëmijë të shëndoshë.

Ndërkohë, këngëtarja me prejardhje nga Barbadosi ka shpërndarë edhe një fotografi, ku shihet barku i saj, i cili duket sikur është në muajt e fundit të shtatzënisë.

Rihanna, 33 vjeç dhe A$AP Rocky, gjithashtu 33 vjeç, dolën publik me lidhjen e tyre romantike në maj të vitit 2021. Ata nuk e kanë bërë të ditur datën e lindjes së foshnjës së tyre.

Image