Showbiz

Rihanna nxjerr barkun jashtë në rrugët e Beverly Hillsit

Këngëtarja 33-vjeçare me famë botërore, Rihanna, e cila po pret fëmijën e saj të parë me të dashurin A$AP Rocky, u fotografua veshur me një bluzë që i tregonte pothuaj të gjitha barkun e fryrë ndërsa po shkonte për darkë në Beverly Hills.

Rihanna u duk shumë e bukur në një bluzë të zezë që i tregonte gjoksin dhe barkun. Poshtë kishte kombinuar një palë pantallona të zeza dhe këpucë me majë.

Ajo kombinoi veshjen me disa stoli nga Jacquie Aiche, dhe një palë syze të zeza, shkruan People.

Dalja publike e artistes vjen një javë pasi ajo dhe reperi njoftuan për shtatzëninë.

Image