Ricky Martin dhe Jwan Yosef po shkurorëzohen pas gjashtë vjetësh martesë. Lajmin e konfirmoi çifti përmes një komunikate të përbashkët.
“Tash e ca kohë e kemi konsideruar mundësinë e transformimit të lidhjes sonë dhe pas shqyrtimit me shumë kujdes kemi vendosur t’i japim fund martesës sonë me shumë dashuri, respekt dhe dinjitet për fëmijët tanë. Dëshira jonë më e madhe tani është të vazhdojmë të kemi një dinamikë të shëndetshme familjare dhe një marrëdhënie të përqendruar në miqësinë tonë të vërtetë, ndërsa vazhdojmë edukimin e përbashkët të fëmijëve tanë. Jemi të përkushtuar që ta pranojmë sa më mirë këtë kapitull të ri të jetës”, shkruhej në postimin e çiftit në Instagram.
Zëdhënësit e Martinit e konfirmuan postimin si të vërtetë për agjencinë e lajmeve AP, por nuk pranuan të japin më shumë detaje.
Ricky Martin, këngëtari i hiteve si “Livin’ la Vida Loca”, “She Bangs”, “La copa de la vida” dhe “Vente pa’ ca”, gjatë karrierës së gjatë muzikore i ka fituar dy shpërblime “Grammy” dhe katër “Latin Grammy”. Ai po ashtu e ka sprovuar veten në aktrim. Jwan Yosef është një artist suedez me origjinë nga Siria.
Ylli latin 51-vjeçar dhe artisti 38-vjeçar u martuan në fund të vitit 2017. Atëkohë, këngëtari nga Puerto Rico ishte baba i binjakëve, Matteo dhe Valentino, të cilët i mbushin 15 vjet në muajin gusht. Ata erdhën në jetë përmes një nëne surrogate. Yosef dhe Martin i kanë edhe dy fëmijë të tjerë së bashku, Lucía 4 vjeçe dhe Renn 3 vjeç.
Përgatiti: Edona Binaku
-
Ricky Martin arrin marrëveshje për divorc me Jwan Yosef
-
Ariana Grande lidhet sërish me Ricky Alvarezin, 10 vjet pas ndarjes
-
JLo rrëfen vështirësitë e saj pas ndarjes nga Marc Anthony
-
Ricky Martin lavdëron Bad Bunnyn pas suksesit në “Grammy”: Fitove pa i fshirë rrënjët tua
-
Nicole Kidman “e rigjallëruar dhe optimiste” pas divorcit nga Keith Urban