Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Ricky Martin arrin marrëveshje për divorc me Jwan Yosef

Ylli i popit Ricky Martin ka bërë një hap të rëndësishëm në marrëveshjen për përfundimin e martesës së tij me piktorin Jwan Yosef.

Sipas dokumenteve ligjore të para nga revista "People", këngëtari 51-vjeçar dhe piktori 38-vjeçar kanë arritur një marrëveshje me shkrim rreth divorcit të tyre.
Dyshja që janë së bashku që nga viti 2017 tani kanë nevojë për një gjykatës që të nënshkruajë marrëveshjen e tyre në mënyrë që divorci të përfundojë.
Ricky dhe Jwan njoftuan se po divorcoheshin në një deklaratë të përbashkët në korrik të këtij viti.

Prindërit e vajzës Lucia, e lindur në vitin 2018 dhe djalin Renn, i lindur në vitin 2019, së bashku zbuluan në atë kohë se dëshirojnë të mbajnë një "dinamikë të shëndetshme familjare".
“Kemi vendosur t'i japim fund martesës sonë me dashuri, respekt dhe dinjitet për fëmijët tanë dhe duke nderuar atë që kemi përjetuar si çift gjatë gjithë këtyre viteve të mrekullueshme”, kishin thënë ata në deklaratë tyre.

Ata për herë të parë u lidhën nëpërmjet Instagramit në vitin 2015 dhe filluan të dalin bashkë gjashtë muaj më vonë.
Megjithatë, këngëtari i hitit: 'Livin' la Vida Loca' kohët e fundit rrëfeu se marrëdhënia e tyre kishte filluar të lëkundej.