Showbiz

Richard Gere shet shtëpinë dhe zbulon se po e braktis SHBA-në

Richard Gere

Richard Gere

Aktori i njohur, Richard Gere, ka vendosur ta shesë shtëpinë e tij në Connecticut për 11 milionë dollarë dhe ka zbuluar se po e lë Amerikën për të jetuar në Spanjë me bashkëshorten, në mënyrë që ajo të jetë më afër familjarëve.

75-vjeçari, shtëpinë në fjalë e kishte blerë në vitin 2022 për 10.8 milionë dollarë, në të cilën ka jetuar me bashkëshorten e tij Alejandra Silva dhe dy fëmijët e tyre.
 

Richard Gere dhe bashkëshortja e tij, Alejandra Silva

“The Independent” ka shkruar se aktori shtëpinë e kishte blerë nga Paul dhe Edie Brickell, të cilit ishin pronar të saj për 17 vjet.

Shtëpia, e cila është ndërtuar në vitin 1938, ka 11 banjo, në oborr të saj ndodhet edhe një shtëpi e vogël me tri dhoma, e cila është për mysafirët, një pishinë, si dhe disa hektarë tokë që janë në kuadër të pronës.

Në muajin prill, ylli i filmit “Pretty Woman” pati thënë se po dëshiron t’i braktisë Shtetet e Bashkuara në mënyrë që të shkojë për të jetuar në Spanjë bashkë me Silvan, për t’ia mundësuar asaj të kalonte më shumë kohë me familjen.
 

Richard Gere dhe Julia Roberts në filmin "Pretty Woman"

41-vjeçarja është me origjinë nga La Coruna, Spanjë dhe ka kaluar një kohë të konsiderueshme me Geren në SHBA, që kur janë martuar në vitin 2018.

“Për Alejandrën, do të ishte e mrekullueshme që të jetë më afër familjes, shokët e jetës dhe kulturën e saj. Ajo ishte shumë zemërgjerë që më dha gjashtë vjet, në mënyrë që të jetoj në botën time, pra do të ishte e udhës që edhe unë t’i ofroj po aq kohë që ajo te jetojë në të sajën”, pati thënë Gere për Vanity Fair.

Çifti kanë planifikuar që t’i marrë me vete edhe fëmijët, Alexandrin, gjashtëvjeçar dhe Jamesin, katërvjeçar. Ndërkohë që aktori i filmit “American Gigolo” është i emocionuar për këtë “aventurë të madhe”. Supozohet se nuk do ta shesë shtëpinë tjetër që e ka në New York.

Gere me Silvan u takuan në Positano të Italisë, në vitin 2014, ndërkohë që ai ishte ende i martuar me gruan e tij të dytë, Carey Lowell, me të cilën ka djalin 24 vjeç, Homerin.

Para Lowellit, ylli i Hollywoodit, nga viti 1991 e deri në 1995 ishte i martuar me supermodelen Cindy Crawford.

Në vitin 2018, Gere u martua me Silvan, martesën me të cilën e mban jashtë syrit publik.
Për ditëlindjen e 75-të të Geret, në muajin gusht, Silva, në llogarinë e saj në rrjetin social Instagram ka ndarë një fotografi, nën të cilën shkroi disa fjalë.
 

“Urime ditëlindjen për dashurinë e jetës time. Pas 11 vjetëve bashkë, ende me duket sikur të jetë dita e parë që u takuam. Udhëtimi që bëmë, familjen e bukur që ndërtuam dhe kujtimet e bukura që krijuam janë më shumë se ajo që kam ëndërruar ndonjëherë. Ti ma bën jetën më të mirë në çdo mënyrë dhe jam mirënjohëse që të kam përkrah meje. Gëzuar për shumë vite të tjera me dashuri, të qeshura dhe lumturi bashkë”, pati shkruar ajo.

Në një interviste për gazetën “Hola”, një vit pasi ishin takuar, Silva pati përshkruar lidhjen e menjëhershme shpirtërore në mes tyre.

“Kishte tërheqjeje të fortë në mes nesh që në momentin që u pamë. Nuk po e injoroj diferencën që e kemi në moshë dhe atë se çfarë do të thotë të jesh me një yll Hollywoodi, por kur ka një tërheqje kaq të madhe, problemet zhduken”, pati thënë Silva.